Analisti Dardan Sejdiu ka thënë do të ketë befasi në rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se me këto rezultate Kurti nuk do të formojë në qeveri të re.
“Mendoj që rezultati zgjedhor ka me na befasu dhe me këtë rezultat zgjedhor nuk besoj që z.Kurti ka me tentu me ndërtu Qeverinë, nuk i shoh rrethanat e viti 2021. Dhe e dyta mendojë që beteja e secilit qytetarë duhet të jetë ikja nga gjuha e urrejtjes, linçimit, dhunës, etiketës sepse kjo është ajo gjuhë qe pamundëson diskutim”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se Kurti po e bënë të njëjtën gjë që e ka bërë në zgjedhjet lokale në Prishtinë dhe Prizren, që të krijojë përshtypjen se po garon për me fitu, por në fakt të investohet në humbje.
“Z. Kurti nuk është i interesuar t’i fitojë zgjedhjet me numrat për të cilët po flet, unë mendojë që Kurti është i interesuar që të bëjë të njëjtën që e ka bërë në zgjedhjet lokale në Prishtinë e Prizren, që të krijojë përshtypjen se po garon për me fitu, por në fakt të investohet në humbje dhe krejt këto fjalime janë në funksion të asaj”, ka thënë Sejdiu. /Kanal10