Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSeancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të martën

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të martën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme të martën, ka bërë të ditur kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Seanca e thirrur nga opozita parasheh mbajtjen e një debati parlamentar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

“E para kërkesë është seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, e cila caktohet me automatizëm në ditën dhe orën e kërkuar sipas deputetëve”, tha Kusari-Lila.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments