Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale në Hagë e ka caktuar 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për Mbrojtjen më 2-3 dhjetor.
ZPS-së poashtu iu kërkua që të paraqes njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që Mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor.
Kështu gjykimi ndaj ish-krerëve OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po shkon drejt fundit.