Saturday, November 23, 2024
HomeBotaSë shpejti mund të ketë probleme të mëdha me numrin tepër të...

Së shpejti mund të ketë probleme të mëdha me numrin tepër të vogël të femrave

Abortet përzgjedhëse mbi bazë gjinore që janë mjaft të përhapura në pjesë të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore kanë çuar në ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza.

Deri në vitin 2030 në botë pritet të lindin rreth 4.7 milionë më pak vajza. Shkaku për këtë është rritja e aborteve mbi bazë gjinore që ka çuar në disbalancë mes lindjeve të djemve dhe të vajzave. Ky është rezultati i një studimi të botuar në British Medical Journal, në të cilin shqyrtohen efektet afatshkurtra dhe afatgjata të përzgjedhjes së gjinisë para lindjes. Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizoi të dhëna nga më shumë se tre miliardë lindje dhe përllogariti disa skenarë të mundshëm.

Asien, männliche Babys bevorzugt

Në shumë vende mbizotëron preferenca për pasardhës meshkuj.

Sipas studiuesve gjatë 40 viteve të fundit në disa vende të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore është shtuar numri i aborteve selektive mbi bazë gjinore dhe ka ndryshime të thella në raportin e lindshmërisë djem-vajza.

Symbolbild Frau mit Baby

Arsyeja për abortet përzgjedhëse është preferenca për pasardhës meshkuj, e cila është e ngulitur në kulturën e këtyre vendeve. Studimi i botuar në “British Medical Journal” parashikon se deri në vitin 2030 mungesa e lindjeve të vajzave mund të çojë në një tepricë të djemve në rreth një të tretën e popullsisë së botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments