Sunday, November 24, 2024
HomeBotaSë paku 33 të vdekur nga shpërthimi gjatë lutjeve në xhaminë e...

Së paku 33 të vdekur nga shpërthimi gjatë lutjeve në xhaminë e Afganistanit

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami shiite në Kandahar të Afganistanit gjatë lutjeve të së premtes ka lënë së paku 33 të vdekur e 73 të lënduar, thanë zyrtarët.

Një reporter vendës në Kandahar i tha agjencisë “Reuters” se dëshmitarët kanë parë tre sulmues vetëvrasës, njëri prej të cilëve e aktivizoi materialin shpërthyes në trup në hyrjen e xhamisë, ndërsa dy të tjerët i aktivizuan pajisjet e tyre plasëse brenda ndërtesës.

Gjendja është shumë e keqe. Spitali po dërgon mesazhe dhe po i telefonon të rinjtë për të dhënë gjak”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Një zyrtar shëndetësor tha se 33 persona kanë vdekur dhe 73 janë lënduar, por se shifrat përfundimtare mund të jenë më të larta.

Ky sulm ndodhi saktësisht një javë pas një sulmi tjetër në një xhami shiite në qytetin Kunduz. Përgjegjësinë për atë sulm e mori dega e ISIS-it në Afganistan. Rreth 80 persona mbetën të vdekur në sulmit e të premtes së kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments