Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19
Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.
Ai ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.
“Uroj që edhe ne edhe MAShTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, foli për rolin e mësuesit, ndërsa tha qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.
Ajo shtoi se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën.
“Vetëm ketë vit kemi rreth 40.000 nxënës më pak se vitin e kaluar mirëpo ne jemi kujdesur që asnjeri nga mësimdhënësit tanë te mos mbetet pa pune… Shumë shpejtë do fillojnë punën 100 asistentë me fëmijët me nevoja te veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë grandin prej 1.7milionë euro per mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.
Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit.