Sipas SBAShK-ut kjo është arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Na gëzon shumë lajmi i botuar në medie se Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të barabarta në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Është kjo një arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.
SBASHK ka respekt të lartë e meritor për policinë e Kosovës dhe shumë herë në angazhimet tona duke kërkuar realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë kemi mbështetur fuqishëm kërkesat e policisë që janë prezantuar nga sindikata e tyre duke kërkuar që ato të gjejnë zgjedhje meritore nga institucionet e shtetit. Kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojnë djelmoshat dhe vashat që me krenari mbajnë uniformën e policisë sonë.