Wednesday, March 5, 2025
HomeLajmeSarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë...

Sarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë aktivisht në dialog

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate, diplomati gjerman tha se nuk u takon të tjerëve të vendosin se si do të formohet qeveria në Kosovë.

“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës. Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia. Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim i marrë nga Kosova”, deklaroi i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vë theks të ri dialogut.

“Me Peter Sorensen, të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet që, përmes punës themelore, të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, u shpreh Sarrazin në këtë intervistë.

Ai tha se në të kaluarën, Gjermania dhe vetë ai, e kanë pasur për detyrë të mbështesnin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së. “Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë”.

“Shpresoj se tani puna thelbësore për zgjidhjet do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, potencoi Sarrazin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments