Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSalih Mustafa del edhe sot para Dhomave të Specializuara

Salih Mustafa del edhe sot para Dhomave të Specializuara

Gjykimi ndaj Salih Mustafës do të vazhdojë edhe sot nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke filluar nga ora 09:30.

Dje po ashtu u mbajt seancë ndaj tij, ku u ndëgjua dëshmitari i katërt.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020. Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments