Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaSahatqija kritikon presidenten që do të shkojë në Këshill të Sigurimit

Sahatqija kritikon presidenten që do të shkojë në Këshill të Sigurimit

Me paraqitjen e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB në dhjetorit të vitit 20018 i ishte vënë kulmi përfaqësimit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në këtë këshill.

 

Por, tri vjet pas kësaj seance urgjente qe kishte të bënte enkas me avancimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës në selinë e OKB-së nga Prishtina do të shkojë presidentja aktuale Vjosa Osmani, derisa nga Beogradi ministri i Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq.

E dikush që ishte pjesëmarrëse e takimeve kur Kosova e uli përfaqësimin në nivelin e ambasadores po e sheh këtë si gabim të të parës së vendit.

Sipas ambasadores Teuta Sahatqija, Osmani do të duhej ta injoronte raportimin rutinor të shefit të UNMIK-ut, meqë për këtë ishte arritur ujdi me vendet aleate.

Sipas diplomates në këtë takim është dashur të shkojë një diplomat i nivelit të ulët për t’i treguar Rusisë dhe UNMIK-ut se ky mision është i kotë.

Kosova në vitet e fundit ishte përfaqësuar në Këshillin e Sigurimit nga ish-ambasadorja Vlora Çitaku, pjesë e ekipit të së cilës ishte edhe Teuta Sahatqija, ndërsa Serbia dërgonte ish-ministrin e jashtëm Ivica Daciq.

E në prill në seancën që u mbajt online mes pasuesin e këtij të fundit Nikola Selakoviq u përball shefja e re e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla- Schwarz.

Nuk dihet nëse janë kritikat ndaj kësaj të fundit dhe mungesa e ambasadorit në njërën anë, apo zhvillimet e fundit në raporte me Serbinë, arsyet pse presidentja ka vendosur të paraqitet vetë në Nju Jork.

Këshilltari i saj për medie, Bekim Kupina, i tha Klan Kosovës se nuk mund të komentojë më shumë sesa është thënë në njoftimin zyrtar se Osmani do të paraqesë të arriturat, sfidat dhe perspektivën e shtetit të Kosovës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments