Njëzet e dy viktima kanë kërkuar kompensim në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Por, sipas ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut, kjo tregon një shpërputhje me shifrat reale, pasi rastet e dhunës janë në rritje.
Ministrja e Drejtësisë, theksoi se institucionet nuk i njoftojnë qytetarët për të drejtat si viktima të krimit.
Për këtë arsye, në tryezën e organizuar nga IKD, Haxhiu theksoi se janë drejt plotësim ndryshimit të këtij ligji.
Krahas kësaj dikush theksoi se Kosova është lidere në rajon për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Ndërsa Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se janë disa çështje teknike që kërkojnë angazhim.
Nga ky Institut kanë treguar gjetjet nga hulumtimet, sipas të cilave në Departamentin e Krimeve të Rënda ky ligj zbatohet në 90% të rasteve, ndërsa në atë të Përgjithshëm në vetëm 34% të rasteve zbatohet taksë për viktimat e krimit.
Sipas këtij hulumtimit Gjykata Themelore e Prizrenit ka nivelin më të lartë të zbatueshmërisë të Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa ky ligj më pak po zbatohet nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Storien mund ta ndiqni duke klikuar këtu.