Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSa për qind nga paga e kosovarëve do të shkojnë në Fondin...

Sa për qind nga paga e kosovarëve do të shkojnë në Fondin për Sigurime Shëndetësore?

7% do të jetë shuma e të ardhurave që do të shkojnë për Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Kjo vlerë do të ndahen mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, me nga 3.5% secili.

Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje pasi që Qeveria miratoi projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti për shëndetësi”.

“7% do të jenë të ardhurat të cilat do të arkëtohen në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ku 3.5% do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3.5% nga punëdhënësi” – tha Vitia në konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments