Sunday, November 24, 2024
HomeEkonomiSa është vlera e KEK-ut?

Sa është vlera e KEK-ut?

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK sh.a.) është ndërmarrja kryesore energjetike në Kosovës.

 

Asetet e Korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Matjet e vitit 2020 kanë treguar se asetet e KEK-ut janë rritur.

Vlera e aseteve është rritur në vitin 2020 në 425.21 milion krahasuar me 417.04 në 2019.

Asetet e KEK-ut, llogariten ato qarkulluese dhe jo qarkulluese.

Asetet jo-qarkulluese sipas vlerësimit të vitit 2020:

Prona, impiantet dhe pajisjet, 296 milionë e 365 mijë euro.

Asetet e paprekshme, 221 mijë euro.

Asetet qarkulluese:

Stoqet, 19 milionë e 841 mijë euro,

Të arkëtueshmet tregtare dhe të tjera, neto, 40 milionë e 850 mijë euro.

Tatimi në fitim i farkëtueshëm.

Paraja në dorë dhe në bankë 67 miionë e 928 euro.

Në periudha të ndryshme kohore KEK iu nënshtrua ndryshimeve të shumta. Për një kohë të gjatë, sistemi energjetik i Kosovës ka qenë pjesë përbërëse e sistemit energjetik të ish-Jugosllavisë. Gjatë asaj periudhe, prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë i koncentruar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri (termo) dhe në një sasi shumë të vogla nga uji (hidro). Gjatë kësaj kohe furnizimi me energji elektrike nuk është bërë vetëm nga termocentralet e Kosovës, por edhe nga burimet tjera që prodhonin energjinë elektrike e që ishin të shpërndara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Pas vitit 1999, KEK-u kaloi nëpër disa faza të ristrukturimit dhe ndryshimeve organizative e operative, për të shënjuar së fundmi procesin e ndarjes së plotë dhe më pas edhe të privatizimit të afarizmit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, e cila përfundoi në vitin 2013 dhe tani ky afarizëm është nën pronësi private, me përgjegjësi të plotë ligjore për shpërndarje dhe furnizim të konsumatorëve me energji elektrike. Sot, funksion parësor i Korporatës është prodhimi i qymyrit dhe gjenerimi i energjisë elektrike. Për të përmbushur këto dy funksione, KEK-u është i organizuar në dy Divizione qenësore, Divizionin e Mihjeve dhe Divizionin e Gjenerimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments