Thursday, January 23, 2025
HomeBotaRutte flet për angazhim që Ukraina të futet në NATO, Grenell i...

Rutte flet për angazhim që Ukraina të futet në NATO, Grenell i reagon: Populli amerikan është ai që po paguan

Kreu i aleancës ushtarake të NATO-s ka bërë thirrje për një “rritje” në mbështetje të Ukrainës, për ta vënë Kievin në pozicionin më të fortë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje me Rusinë.

Duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Mark Rutte, tha se është esenciale “të ndryshohet trajektorja e luftës”.

Rutte tha se një fund i keq i luftës Rusi-Ukrainë do të çonte në “marrëveshje të Vladimir Putin me liderët e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës”.

Nëse Ukraina do të humbiste luftën, shtoi ai, anëtarët e NATO-s do të duhej të shpenzonin triliona më shumë për mbrojtjen, shkruan The Guardian.

Ai foli pasi Donald Trump kërcënoi Rusinë me taksa, tarifa dhe sanksione nëse një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk arrihet së shpejti.

Një marrëveshje paqeje duhet të jetë e qëndrueshme, tha Rutte, duke shmangur përsëritjen e bisedimeve të paqes në Minsk në vitin 2014, të cilat u pasuan, tetë vjet më vonë, nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rutte u tha pjesëmarrësve në një mëngjes të organizuar nga Fondacioni Victor Pinchuk se “ekziston një angazhim që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s”.

Por, i dërguari i ri i Trump për misionet speciale, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Rutte.

“Nuk mund t’i kërkoni popullit amerikan të zgjerojë ombrellën e NATO-s kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë pjesën e tyre të drejtë dhe kjo përfshin holandezët, të cilët duhet të rrisin”, tha Grenell.

Rutte u pajtua se Europa kishte “nënshpenzime në aspektin e mbrojtjes”, siç ka thënë shpesh Trump.

Rutte ra dakord se situata duhej të ndryshonte dhe paralajmëroi se jo të gjithë anëtarët e kanë arritur objektivin për të shpenzuar 2% të GJDP-së për mbrojtjen, që ai tha se ishte tashmë shumë i ulët.

“Ne jemi të sigurt tani, por NATO kolektivisht nuk është në gjendje të mbrohet në katër ose pesë vjet nëse i përmbahemi 2%”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments