Monday, November 25, 2024
HomeBotaRusia vazhdon me provokime, hedh raketë supersonike në Detin e Zi

Rusia vazhdon me provokime, hedh raketë supersonike në Detin e Zi

Rusia ka lëshuar një raketë supersonike nga luftanija në Detin e Zi, në kohën kur tensionet me Ukrainën në rajon janë të larta.

Hedhja e raketës “Vulkan” u bë pak kohë para arritjes së dy luftanijeve të Forcave Mbretërore Britanike për shkak të shqetësimit rreth sigurisë së Ukrainës dhe grumbullimit masiv ushtarak të Rusisë.

Flota ruse e Detin të Zi tha se anija “Moskva” e hodhi raketën “Vulkan” përmes sistemit kryesor raketor për herë të parë në historinë moderne.

Burimet e forcave detare ruse thanë se raketa e goditi cakun në largësi prej 30.5 kilometrash. Një zonë e madhe detare u mbyll për lundrim nga 20 anije ruse, duke e bllokuar qarkullimin e anijeve të huaja. Këtë veprim të Rusisë e kanë kritikuar paraprakisht Shtetet e Bashkuara.

Videoja e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e paraqiti si sukses hedhjen e raketës, bie në kontrast me një video tjetër që qarkulloi të enjten, ku një raketë e llojit “Kalibr” nuk zhvilloi trajektore të duhur dhe gati sa nuk e goditi anijen prej të cilës u hodh.

Pamje nga testimi i dështuar i raketës “Kalibr”

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments