Sunday, November 24, 2024
HomeBotaRusia shënon rekord të viktimave me COVID-19

Rusia shënon rekord të viktimave me COVID-19

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19, teksa për katër ditë me radhë ky shtet ka shënuarmbi 900 të vdekur nga koronavirusi.

 

Task-forca kombëtare për koronavirus tha më 9 tetor se 968 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orësisht paraprak.

Kjo shifër është më e lartë për 30 viktima sesa dita paraprake dhe mbi 100 viktima më shumë nëse krahasohet me të dhënat e muajit shtator.

Task-forca tha po ashtu se janë regjistruar mbi 29,000 infektime të reja.

Rritja e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve në shumë shtete po i atribuohet variantit Delta, që është variant më ngjitës. Megjithatë, autoritetet ruse gjithashtu kanë fajësuar edhe nivelin e ulët të vaksinimit kundër koronavirusit.

Pavarësisht se Kremlini vitin e kaluar njoftoi për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit, rusët po hezitojnë që të vaksinohen me një prej pesë vaksinave të prodhuara në Rusi apo me vaksinat e prodhuara jashtë, që janë më pak të zakonshme në vend.

Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre, që merret me politikat shëndetësore, tha më 8 tetor se pothuajse 33 për qind e popullatës së Rusisë prej 146 milionë banorësh, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas saj, pothuajse 29 për qind janë të vaksinuar plotësisht.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, Kremlini po reziston që të vendosë masa për izolim mbarëkombëtar dhe ka vendosur që fuqitë për të shtrënguar masat t’ia delegojë autoriteteve lokale.

Në disa pjesë të vendit, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, jeta zhvillohet kryesisht normalisht, ku bizneset operojnë dhe masa për të mbajtur maska nuk respektohet.

Shumë vëzhgues thonë se qeveria po paraqet numër më të ulët të vdekjeve me COVID-19, pasi sipas tyre, shifrat reale janë jashtëzakonisht më të larta.

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi shtetëror i statistikave, Rosstat, mbi 254,000 persona kanë vdekur në tetë muajt e parë të vitit 2021, duke kaluar shifrën prej 163,000 viktimash nga COVID-19, që u regjistruan në vitin 2020.

Për dallim nga këto shifra, task-forca për koronavirus i numëron si viktima vetëm ata pacientë, që shkaktarin kryesor të vdekjes e kanë pasur COVID-19. Rosstat përfshin edhe personat që kanë pasur COVID-19, por që kanë vdekur nga shkaqe tjera, por edhe personave të dyshuar me koronavirus, por që diagnoza për këtë virus ka mbetur e pakonfirmuar.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se qyteti ishte “larg numrave rekord” dhe se rritja e infektimeve është gjerësisht e lidhur me nivelin e lartë të gjurmimit të rasteve. /REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments