Thursday, February 20, 2025
HomeBotaRusia raportohet të ketë liruar një amerikan të burgosur

Rusia raportohet të ketë liruar një amerikan të burgosur

Në prag të nisjes së bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite, Moska e ka liruar amerikanin Kalob Wayne Byers, i cili ka qenë në mbajtje prej 7 shkurtit, me akuza për posedim droge, sipas raportimeve të mediave amerikane dhe ruse.

Lajmi vjen pas një serie këmbimesh të të burgosurve mes dy vendeve në javët e fundit.

Vendimi i fundit duket se është një tjetër hap drejt uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë, para nisjes së bisedimeve në Riad të Arabisë Saudite, teksa Uashingtoni rrit përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

E përditshmja amerikane The New York Times e ka cituar një zyrtar të Kremlinit të ketë thënë se bisedimet e së martës synojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale.

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka cituar përfaqësuesit e Byersit të kenë thënë se burri është në Ambasadën amerikane dhe po pret fluturimin për t’u kthyer në shtëpi.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë vetëm për lirim dhe jo këmbim të të burgosurve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments