Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se do të dërgojë mbi dhjetë anije nga Deti Kaspik në Detin e Zi për të marrë pjesë në ushtrime.
Shtetet perëndimore dhe Ukraina janë shprehur të shqetësuara rreth grumbullimit të trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Moska ka thënë se forcat e saj do të qëndrojnë në zonë për aq gjatë se i duket e arsyeshme dhe se ato nuk paraqesin asnjë kërcënim.
Të martën, Rusia tha se do të fillojë një inspektim të planifikuar të gatishmërisë për luftë. Pjesë e këtij inspektimi do të jenë mbi 4.000 ushtrime këtë muaj, shkruan Reuters.
Flota ruse në Detin e Zi e ka bazën në Krime, të cilën Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina synon që ta kthejë sovranitetin në këtë gadishull.