Monday, November 25, 2024
HomeBotaRusët s’po kursejnë as vendet kulturore në Ukrainë

Rusët s’po kursejnë as vendet kulturore në Ukrainë

Ministria e Kulturës në Ukrainë ka bërë thirrje për mbylljen e qiejve mbi Ukrainë për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse, që kanë filluar pushtimin e Ukrainës nga 24 shkurti, shkruan The Guardian.

Oleksandr Tkachenko, ministri i kulturës dhe politikës së informacionit të Ukrainës, tha se shumica e “krimeve të luftës” të Putinit në vendin e tij ishin “kryer nga ajri”, sipas një deklarate nga ministria, teksa shtoi se nuk po kursehen as vendet kulturore.

“Raketat dhe avionët e Rusisë po shkatërrojnë qëllimisht qendrat historike të qyteteve të mëdha. Putini dëshiron të shkatërrojë trashëgiminë dhe kulturën e Evropës, ta fshijë atë nga faqja e dheut. Një diktator i çmendur kërcënon të shkatërrojë Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, një kishë e UNESCO-s e ndërtuar në shekullin e 11-të. Qindra viktima të pafajshme, shkatërrimi total i kishave, katedraleve dhe muzeve – është çmimi i qiellit ende të hapur mbi Ukrainë”, thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments