Një rund i katërt negociatash me Ukrainën pritet të zhvillohet sërish brenda pak ditësh, thotë një negociator rus, raporton Reuters.
Pas bisedimeve sot në Bjellorusi, negociatori rus Leonid Slutsky tha se një rund tjetër bisedimesh do të ndodhë së shpejti, por nuk dha një datë të saktë.
“Raundi tjetër, i katërt, do të zhvillohet në Bjellorusi në një të ardhme shumë të afërt”, tha Slutsky për televizionin shtetëror rus.
“Nuk do të përmend ende datën e saktë. Do të përcaktohet, ndoshta nesër”, tha ai.
Pas takimit të sotëm u tha se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.