Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRTK ka 720 punëtorë, i ka larguar mbi 300, paralajmërohet se numri...

RTK ka 720 punëtorë, i ka larguar mbi 300, paralajmërohet se numri do të ulet edhe më tej

Bordi i televizionit publik të Kosovës e ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e fundit.

Kryetari i deritashëm i këtij bordi, Besnik Boletini shkroi në Facebook se “mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së”, ndërsa tha se ka qenë “një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”.

Përmes një postimi në Facebook, Boletini shkroi se kanë marrë vendime “nganjëherë të dhimbshme dhe jo popullore”. Këtu ka përmendur zvogëlimin e numrit të punëtorëve.

“Gjetëm mbi 1030 punëtorë, aktualisht janë rreth 720, numër ky që pritet të zvogëlohet ende, por duke mos dëmtuar punëtorët. Pavarësisht këtij reduktimi, nuk u dëmtua skema programore, përkundrazi u përmirësua. Kjo pike mbetët ndër sfidat kryesore dhe prioritare e pjesës së mbetur të bordit”, shkroi Boletini.

Ai shkroi se transmetuesin publik e kishin gjetur në gjendje të keqe, por që tashmë “është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet”. Por shtoi se “mbetet edhe shumë për t’u bërë”.

“Instaluam një transparencë të plotë, larguam keqmenaxhuesit, rritëm ndjeshëm llogaridhënien financiare. Ndalëm dhe evituam keqpërdorime të ndryshme. Për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë ZERO”, shkroi Boletini.

“Mediat online i gjetëm si mos më keq”, shkroi ai. Sot, “janë në një nivel tjetër, dukshëm më mirë”, shtoi Boletini duke shkruar për RTK-në.

“Por ka ende për t’u bërë. Së shpejti ueb-sajti i RTK-së do ta ketë dizajnin e ri. Pas nëntë viteve ‘pauzë’ ueb-sajti i RTK-së publikon lajme edhe në gjuhën e komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë”, shkroi ai.

“Kemi krijuar miq e partnerë të rëndësishëm në EBU. Së shpejti presim lajme të mira. Kemi rikthyer pas 10 viteve Ligën e Kampioneve në RTK.Kemi realizuar Festivalin e Parë të Këngës në RTK.Etj., etj., etj”, shkroi Besnik Boletini.

Në fund, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e bordit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments