Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është hapur dje.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj njofton se për 45 minuta shkurtohet udhëtimi drejt Sarandës, nga Kosova.
“Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare”, shkruan Kurtishaj.
Postimi i plotë:
Ka kohë që mendoja dhe punoja shumë për turizmin Shqipfolës që një ditë Saranda dhe Ksamili të jenë shumë afër Prizrenit e Prishtinës, dhe kjo u arrit falë punës së madhe të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama që me një menyrë apo tjetrën po na bashkon të gjithë Shqiptarëve.
Me pak fjalë Urime hapja e tunelit të Sarandës.
Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare!