Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur dje në Leposaviq.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar gjatë vozitjes së traktorit, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë ka vdekur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.