Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaRritet numri i rasteve të dhunës në familje

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Në  24 orëshin që lamë pas, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej shtatë raste të dhunës në familje.

Në tri nga këto raste, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

Në Fushë Kosovë, i dyshuari, pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës dhe babait të tij. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, pala e dëmtuar, femër kosovare, ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta ka pranuar tretmanin mjekësor.

Po në Prishtinë, rreth orës 20:00, është arrestuar një i dyshuar, pasi ka ushtruar dhunë fizikë ndaj të fejuarës së tij.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në Prizren është raportuar se një i dyshuar, para disa ditësh, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, përmes telefonit. Rasti është duke u hetuar nga ana e institucioneve, teksa i dyshuari gjendet jashtë vendit.

Po në Prizren, një grua ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Viktima nuk raportohet të ketë pasur lëndime trupore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në Gjakovë, në mesditë, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësore, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 20:00, është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të dy palët janë liruar pas intervistimit, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments