Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

Derisa reciprociteti me Serbinë nuk është aktualisht as në çështjet që diskutohen, Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë nga vendet e CEFTA’s.

Këtë e tregojnë Statistikat e Tregtisë së Jashtme për tre muajt e pare të vitit 2022, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Derisa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin mars 2022 arritën në 93.2 milion euro, nga janari deri në mars 32.2 milonë euro mallra janë importuar nga Serbia, që shënon më shumë se 1/3 e importeve që janë bërë nga këto vende.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, në këtë tremujor Serbia rezulton të ketë importuar në Kosovë rreth 10 milionë euro më shumë mallra.

Ajo lë pas Shqipërinë, e cila ka pjesëmarrje në import 28.4 milionë euro, si dhe Maqedoninë me 26.4 milionë euro.

Vlera totale e importeve të Kosovës në janar-marsin e vitit 2022, është mbi 493.9 milionë euro, prej te cilave 205.4 milionë euro apo 41.6% e tyre, janë importe nga vendet e BE’së.

Vendet e CEFTA’së janë importuesit e dyte për nga vlera, me pjesëmarrje në import 18.9%.

72.9 milionë apo 14.8% janë importe kryesisht nga Turqia, por edhe dy vendet e tjera evropiane, Britania e Madhe dhe Ukraine.

Tre vendet aziatike, Japonia, Kina dhe India shënojnë pjesëmarrje në import në vlere prej 56.6 milionë euro apo 11.5%.

Ndërsa vendet e tjera jo-evropiane kane importuar 11.9 milionë euro, që përbën 2.4% të importit të përgjithshëm.

E vendet që importuan më së paku janë nga EFTA, me gjithsej 3.2 milionë euro apo 0.7%.

50.4 milionë euro kategorizohen si importe nga vende të tjera, e qe përkthyer në përqindje i bie 10.2% e importit total.

Shikuar veç e veç, top 5 vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2022, janë: Turqia në vend të pare me 13.8% pjesëmarrje në import, Gjermania me 10.6%, Kina me 10.5%, Serbia me 6.5% dhe Shqipëria me 5.8%.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments