Shoqata gjermane e Spitaleve ka paralajmëruar për një ngarkesë në rritje në njësitë e kujdesit intensiv, për shkak të rritjes në shifrat e infeksionit me COVID-19.
“Jemi në një situatë kritike pandemike”, tha Gerald Gass, kryetar i bordit, për Redaktionsnetzwerk Deutschland.
“Numri i pacientëve të shtruar në spital me një infeksion COVID-19 është rritur ndjeshëm brenda një jave”, shtoi ai.
Në pavijonet normale ka pothuajse 40 për qind më shumë pacientë se një javë më parë, raporton ATSh.
Në njësitë e kujdesit intensiv, ka 15 për qind më shumë.
“Nëse ky zhvillim vazhdon, ne do të kemi 3 000 pacientë në kujdes intensiv në vetëm dy javë”, paralajmëroi Gass.
Në kulmin e pandemisë, në janar 2021, më shumë se 5 700 pacientë COVID-19 trajtoheshin në kujdes intensiv.
Incidenca shtatëditore e infeksionit në Gjermani është rritur sërish ndjeshëm.
Instituti Robert Koch për Kontrollin e Sëmundjeve (RKI) raportoi 130,2 infeksioneve të reja për 100 000 banorë.
Një ditë më parë, ky barometër kryesor ishte në 118,0 dhe një javë më parë ishte 85,6.