Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeRriten çmimet për pushuesit në Durrës

Rriten çmimet për pushuesit në Durrës

Në qytetin bregdetar të Durrësit vazhdojnë të rriten çmimet e shtëpive dhe banesave. Një metër katror në këtë qytet bregdetar kushton 200-300 euro më shumë se një vit më parë.

Sipas agjentëve imobiliarë, rritja nuk prek më vetëm zonat elitare të qytetit. “Rritja ka ndodhur në gjithë tregun imobiliar. Të gjitha zonat  e Durrësit kanë pasur një rritje graduale, rreth 10-15%. Nëse flasim para dy vjetësh, në këto zona Vollga dhe Plazh, gjeje apartamente me 700-900 metri katror, sot që flasim i gjen me 1000-1300 euro metri katror, ose rezidenca elitare që shkojnë 1500 euro metri katror”, tha Florian Tahiri, agjent imobiliar, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.

“Durrësi ka pasur një kërkesë të lartë dhe kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është interesi nga të huajt, kryesisht nga çekët, polakët, italianët që janë të shumtë këtu dhe së fundmi për shkak të luftë nga ukrainasit dhe rusët ”,tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.

Taksa e rivlerësimit duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve në tregun imobiliar. Përkundrazi, ajo ka rritur qarkullimin e parave nën dorë.

“Taksa e rivlerësimit nga momenti që është bërë 15% e ka tkurrur tregun dhe shitblerjet, sepse një pjesë e mirë e qytetarëve nuk duan ta paguajnë kaq të lartë taksën. Zgjidhja më e mirë nga qeveria do të ishte, jo që çdo 2-4 vjet të bëjë këto periudhat e rivlerësimit me taksa të ulëta atëherë kur ka interes, por të vendosë një taksë fikse prej 5% që nuk ndryshon”, tha ai.

Madje, sipas tij, edhe Shoqata e Zyrave Imobiliare në gjithë Shqipërinë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave, që të vendoset një taksë prej 5% e palëvizshme, që do të ndihmojë shumë tregun, që përveçse do të nxisë shit-blerjet, do nxisë pagesat në bankë dhe do ulë në minimum qarkullimin e parave nën dorë.

Agjentët parashikojnë se çmimet e apartamenteve në Durrës do të kenë marzh rritjeje edhe për 3-5 vjetët e ardhshme./Albinfo.ch

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments