Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një vinç është rrezuar te “Rruga A” në kryeqytet.
Nga pamjet e ndara nga KTV, shihen një grup njerëzisht që janë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia nuk duket të jetë ende aty.
Përveç dëmeve materiale që duken, ende nuk ka informacione se a ka të lënduar.
Gazeta Express ka kontaktuar policinë, porse ende nuk ka ndonjë përgjigje.