Një grua e moshës rreth 40 vjeçare në Malishevë ka vdekur sot në rrethana tragjike.
Ajo ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë, teksa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 09:00 Rreth moshës 40, është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se ka qenë nën depresion psikik. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.