Katër të mitur kanë rrezikuar të mbyten ndërsa kanë qenë duke u larë në Vilë Bashtovë.
Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka dërguar katër të miturit e moshës 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç në spitalin e Durrësit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.
Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.