Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRrahmani kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë

Rrahmani kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka dalë kundër financimit nga ana e Minisrisë së Kulturës të DokuFest, Anibar dhe Paradës së Krenarisë.

Ka pasur shfaqje ne Dokufest, që sipas deputetit të LVV-së, janë degjenerim dhe antivlera.

Ai ka kritikuar financiin që këtij projekti i ëshë bërë nga pushteti qendror dhe lokal.

Sipas tij qëllimi është që përmes këtyre aktiviteteve të shkatërrohet familja.

”Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë!  Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tone”.

“Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqerisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi.  Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, ka thënë Rrahmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments