Një përleshje fizike në mes të disa personave ishte raportuar mbrëmë në Prizren.
Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e Policisë së Kosovës ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.
Njëri nga të arrestuarit raportohet të ketë qenë i lënduar.
B. K., i datëlindjes 2003
A. K., i datëlindjes 2001
R. V., i datëlindjes 2003
R. S., i datëlindjes 2000 dhe
E. S., i datëlindjes 2006
“I dyshuari R. S., është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, i cili ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor ku sipas mjekëve nga plaga e shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë në pjesën e gjoksit është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë (kmesë) në cilësinë e provave materiale. Ku gjatë përleshjes në mes tyre është përdor thika!”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u theksua se është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 orë. Pas gjashtë orëve të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe rasti ka ndodhur pa paramendim.
Me vendim të prokurorit të shtetit , tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E. S., ndalen për 24 orë.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren!.