Një rrahje e çuditshme ka ndodhur në Prishtinë në orët e mbrëmjes. Disa persona janë rrahur në mes të rrugës. Në mesin e tyre kanë qenë edhe dy gra.
Ata janë ndalur dhe janë rrahur në semaforë në afërsi të “Bill Clinton”.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahjeje, mirëpo pamjet nga ky rast tashmë janë publikuar në media.
Deri në momentin e publikimit të tekstit, Policia s’ka kthyer përgjigje për këtë rast.