Cristiano Ronaldo në një intervistë dhënë eksluzivisht për gazetrin Piers Morgan ka folur hapur për shumë tema rreth karrierës së tij dhe kohën e vështirë nëpër të cilën po kalon së fundmi.
Ai nuk e ka kursyer as Manchester Unitedin dhe as trajnerin e skudrës, Ten Hag.
“Man United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe njerëzit tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit, por as në sezonin e kaluar”, ka deklaruar Ronaldo.
Portugezi ka treguar se gjatë verës ai nuk ishte në stërvitje parasezonale, pasi vajza e tij tremuajshe po luftonte me jetën, kurse trajneri i kërkonte paraqitje në stërvitje.
“Nuk kam respekt për të. Ai nuk më kuptoi në rastin e vajzës. Ata dyshuan në mua”, ka potencuar Ronaldo, i cili thekson se respekti që e kishte në Real Madrid i ka munguar te Manchester United.
“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrieres time. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri. Nese do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”, ka thënë Ronaldo gjatë intervistës