Ylli Cristiano Ronaldo ka rimarrë numrin 7 te Manchester United.
Ronaldo u rikthye te gjiganti anglez, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Mirëpo, numrin 7 te Manchester United e kishte Edinson Cavani që vendosi t’ia dhurojë pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Ronaldo në fakt është befasuar nga ky gjest, ngase nuk ishte në dijeni që uruguaiani do ia dhuronte.
“Nuk isha i sigurt nëse do ishte e mundur të kisha numrin shtatë sërish, pra dua të falënderojë shumë Edin për këtë gjest të pabesueshëm”, tha ai për faqen zyrtare te Man United.
A mark of the man ❤️@ECavaniOfficial 🤝 @Cristiano#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2021
Ndërsa, dje Ronaldo u bë golashënuesi numër një në histori të Kombëtareve me 111 gola.