Portugalia ka mposhtur Irlandën 2-1
Ndeshja mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Irlandës është mbyllur me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi më mirë për portugezët që patën iniciativën e lojë ndërsa irlandezët mbroheshin.
Ishte min e 15’ kur vendasit humbin penalltinë në min e 15’ kur u tregua i pasaktë Cristiano Ronaldo.
Mysafirët duket sikur u ‘ndezën’ më pas dhe gjetën golin e epërsisë në min e 45’ përmes John Egan.
Në pjesën e dytë portugezët morën kontrollin e lojës në përgjithësi dhe patën shumë raste shënimi.
Golin e barazimit e gjetën në min e 89’ ku pas një harkimi më së miri në zonë u gjend Cristiano Ronaldo që realizoi me kokë për 1-1.
THE GOAL THAT MADE CRISTIANO RONALDO THE GREATEST INTERNATIONAL GOALSCORER EVER.pic.twitter.com/WY2PnyozfE
— Mu. (@ElBichu7) September 1, 2021
Krejt në fund, Ronaldo shënoi sërish në min e 90+6’ duke e arritur përmbysjen e rezultatit dhe fituan 2-1.
Me këtë rezultat Portugalia ka 10 pikë dhe renditet e para në grupin A, ndërsa Irlanda mbetet pa pikë në fund.
CRISTIANO RONALDO WINS IT FOR PORTUGAL!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/Hx4tPTed1a
— Mu. (@ElBichu7) September 1, 2021