Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar sot disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.
Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe se nga votimi i këtyre marrëveshjeve përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi,“Lajm i mirë për Kosovën ! Më në fund drita jeshile për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde në Tëitter.