Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rhode, është takuar sot me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Në takim është diskutuar për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën drejt integrimit evropian dhe përkrahjen që i jep dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ambasada gjermane përmes një postimi në Facebook thotë se sa i përket liberalizimit të vizave, Gjermania e ka futur në agjendën e BE-së atë gjatë udhëheqjes së saj në vitin 2020.
“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ambasadori Rohde nënvizoi se Gjermania e ka vënë çështjen e liberalizimit të vizave në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së në vitin 2020”, thuhet mes tjerash në postim.
Megjithatë, çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur ende në nivel të rekomandimit të Parlamentit Evropian për këtë vit.