Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaRohde: Dialogu të vazhdojë urgjentisht,tregon nevojën urgjente për të vazhduar dialogun dhe...

Rohde: Dialogu të vazhdojë urgjentisht,tregon nevojën urgjente për të vazhduar dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani,

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, tregon nevojën urgjente për të vazhduar dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani.

Deklarata e Rohde vjen pas takimit të Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me Emisarin e ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, e Italia Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar Rohde.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments