Sergi Roberto ka vendos ta ndihmojë klubin me uljen e pagës.
Barcelona është duke kaluar një periudhë të vështirë financiare dhe u ka kërkuar disa futbollistëve të ulin pagën.
Sipas ‘Radio Catalunya’, Roberto ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re duke përfshirë një ulje page prej 35%.
Kështu mbrojtësi i bashkohet Gerard Piques, Jordi Albas dhe Sergio Busquets që gjithashtu kishin pranuar uljen e pagës që të ndihmojnë klubin.
‘Blaaugranët’ kishin fakturat e pagave shumë të larta 110% që gjë iu kushtoi me largimin e Leo Messit.
Megjithatë, tani faktura ka rënë në 85% dhe gjendja financiare e klubit pritet të stabilizohet në vazhdim.