Serbia investon miliarda dollarë në fuqizimin e ushtrisë së saj, duke kaluar këtu edhe Kroacinë e cila është anëtare e NATO-s. “Bota e Serbisë” është një qëllim i kahershëm i qeverisë serbe, e cila mbështetet edhe nga Kisha Ortodokse serbe.
Propaganda e Serbisë për të ndryshuar të vërtetën është një ndër armët më të forta të këtij shteti, e cila vepron me mbështetjen e Rusisë.
Sulmi me dezinformata nga serbët vepron fuqishëm në vendet që janë aleancë e Rusisë, si Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Tentativa për të mbuluar gjenocidin në Srebrenicë, në të cilin pati mbi 8 mijë viktima boshnjake muslimane të moshave prej 12-77 vjeçare dhe tendenca për të dalë si viktimë dhe jo si okupator, zakonisht vepron nga mediat e kontrolluara ruse. Një strategji tjetër është edhe tentative për të ndryshuar historinë e Ballkanit, ku në shumë konferenca Serbia ngritë çështje ku populli i saj del si viktimë në luftrat e nisura nga vetë Serbia.
Së fundmi është organizuar edhe konferenca e dytë në Institutin e Shtetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë, ku është folur për viktimat serbe në luftën civile në Sarajevë (1991-1995) dhe viktimat e tjera në regjionin e Srebrenicës. Në këtë konferencë vërehet edhe një herë qëllimi për të ndryshuar të vërtetën rreth gjenocidit të Srebrenicës.
Në këto konferenca zakonisht flitet për radikalizmin islamik në Bosnje e Hercegovinë, ku e gjithë fuqia mediale ruse vihet në punë për të shpërndarë propaganda në dobi të serbëve, duke i paraqitur kështu kriminelët si viktima.
Retorika e njëjtë si e Milorad Dodik në Bosnjë e Hercegovinë, i cili kishte deklaruar se do të mbronte popullin serb të Republikës Serbe atje në çdo formë, i përngjan retorikës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq së fundmi ka përdorur diskurs kërcënues ndaj NATO-s, i cili është deklaruar se shteti serb do të reagonte nëse Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të intervenonte për të implementuar reciprocitetin me targa në kufirin Kosovë-Serbi.
Kampanja serbo-ruse për të ndryshuar historinë e Ballkanit nuk ka kursyer as Kosovën pa i shkaktuar dëme. Më herët është përfolur për raportin e politikanit zviceran, Dick Marty, raport ky i cili u ngrit në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara nga Konstantin Kosachev dhe Mikhail Margelov.
Iniciativa për të themeluar Gjykatën Speciale për Kosovën është bazuar në këtë raport, e cila gjithashtu përbën tentativën e katërt për të ndryshuar historinë e Kosovës duke gjykuar krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Serbia vazhdon të tentojë ndryshimin e fakteve historike duke kërkuar nga Kosova që të hapë arkivat e UÇK-së (të cilat realisht nuk ekzistojnë), në mënyrë që shteti serb të kthejë trupat e viktimave të vrara nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë.