Monday, November 25, 2024
HomeLajmeRizvanolli jep detaje rreth Ndërmarrjes Publike që u themelua në mbledhjen e...

Rizvanolli jep detaje rreth Ndërmarrjes Publike që u themelua në mbledhjen e fundit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje lidhur me Ndërmarrjen “Korporata e Ruajtjes së Energjisë”, e cila u themeluar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Sipas Rizvanollit, kjo korporatë do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125MË të kapacitetit të baterive të Programit Kompakt mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Tutje ka thënë se do të ofrojë shërbime si: arbitrazhi i energjisë, balancimi i sistemit energjetik, operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë, tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon dhe modelimin përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit.

“Përmes grantit më të madh në histori të vendit tonë po ndërtojmë kapacitetet e ruajtjes së energjisë ndër më të mëdhatë për kokë banori në Evropë, e që do të menaxhohen nga kompania më e madhe në rajon e kësaj natyre!”, ka shkruar Rama.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments