Brooklyn Nets do të rikthejnë fundorin ‘All Star’, Kyrie Irving, edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë pa vaksinë.
Irving do të jetë në dispozicion për ndeshjet kundër New York dhe Toronto, njoftoi skuadra të premten.
Irving nuk ka qenë i gatshëm të vaksinohet dhe të luajë me skuadrën e tij, do të mund tani të luajë vetëm në ndeshjet në udhëtim.
Për këtë, Kyrie duhet të kalojë një seri testimesh për Covid-19 dhe të kthehet në formë, shkruan Wojnarowski.
Situata e jashtëzakonshme, me shtatë lojtarë që nuk janë në dispozicion, ka shtyrë skuadrën edhe më shumë drejt këtij vendimi.
Kyrie nuk ishte aktiv këtë sezon, pikërisht si pasojë e refuzimit të tij për t’u vaksinuar.