Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaRikthehet shiu, moti për sot dhe nesër

Rikthehet shiu, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.

Sipas IHMK’së, të premten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa të shtunën mot i vranët dhe herë pas here me shi.

“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme”, ka njoftuar IHMK’ja.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë edhe erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.

“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments