Gazetari Ridvan Berisha ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur dorë në largimin e tij nga puna në Televizionin Publik. Ai thotë se ka punuar 20 vite që të jetë në pozitën ku ishte dhe se punën e tij e ka bërë me pasion. Tutje ai ka akuzuar disa udhëheqës të RTK-së se e kanë përdorur dhe ia kanë lënë fajin për shkatërrimin e saj.
“Jam në marrëdhënie pune me RTK-në. Jam redaktor përgjegjës. Unë jam në televizion që dhjetë vite. Mund të qëndroj para publikut dhe a ju pëlqej apo jo është zgjedhja e tyre. E bëj punën me pasion. E kam pasion stand-upin. I shikoj me pasion edhe zhanret e lajmit ën gazetari. Jam nga paslufta në media. Në 2004-ën jam për herë të parë diku tek Trazirat e Marsit. Titullin e parë e kam pasur redaktor të lajmeve të ditës. Ka pasur fukarallëk të lajmeve në treg. Pastaj kam qenë redaktor përgjegjës i lajmeve. Kryeredaktor tri vite. Për 20 vite më është dashur të bëhem redaktor. Njerëzit afër meje e dijnë se aspak nuk kam dashur përgjegjësinë. Unë emisionin e kam pasur qëllimin kryesor. Kam pasur një mini-incident dhe e kam pëlqyer mbështetjen e kolegëve. Kemi pasur probleme për një titull”, ka thënë ai.
“Por pas ardhjes së zotëri Kurtit, ushtruesi i detyrës së redaktorit ka pasur probleme për një titull të emisionit. Këtu filloi sherri. Pavarësisht qëndrimeve, e kam ftuar zotëri Kurtin në emisionin tim sa herë ka dashur. Nuk mund të bëhem i paburrë. Kurti nuk ka gisht në largimin tim. Për sqarim, nuk dua të flas për publikun e gjerë. Ka dy muaj e më tepër që i kam paralajmëruar kolegët e mi. Albin Kurti fare nuk ka pasur të bëjë me këtë punë. Nuk mund të hi në mendje të tij. Por jam pak burrë për të thënë se Albin Kurti nuk ka pasur dorë në këtë punë. Ka qenë makinacion i udhëheqësve të RTK-së, dhe kam informata të sakta se këta drejtues më kanë përdorur si djepin e shkatërrimit historik të RTK-së.”, shtoi ai. /Express/