Thursday, November 28, 2024
HomeLajme“Ridi”, mik i ngushtë i Kurtit e anonim për publikun

“Ridi”, mik i ngushtë i Kurtit e anonim për publikun

Është emër i ri e jo fort i njohur për publikun.

Por, Albin Kurti duket se e njeh mirë.

Pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, u arrestua sot nga Policia e Kosovës, me dyshimet për përfshirje në aferën e rezervave shtetërore për grurin e vajin.

E në raportimet mediale që çuan te këto arrestime, ai portretizohej si shumë i afër me njeriun që udhëheq me Qeverinë e Kosovës?

Por, çka e lidh të dyshuarin me kryeministrin e vendit, Kurti?

I pari i ekzekutivit kosovar,  nuk ka folur kurrë për të, por faktet flasin se ai është myshteri i rregullt i restorantit në pronësi të Muharremit.

Madje në një rast aty ka shkuar edhe me të dërguarin special të BE-së për bisedime, Miroslav Lajçak.

E Kurti duket se kishte aq shume besim tek “Ridi” sa që i i la nëduar edhe çështjet e rezervave shteterore.

Nuk dihet nëse me apo pa koordinim me Kurtin, por gruri erdhi me vonese e me cilësi të dobët, e madje jo i teri.

Kurse vaji nuk dihet se ku është.

Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Pervec mediave, dyshime ne lidhje me këto u shprehen edhe nga deputete të kuvendit të Kosovës, por u ato u bënë zyrtare me disa përgjime që dolën nga gazeta “Nacionale”.

Pervec Ridvan Muharremit, ne lidhje me këto afera, ne pranga ranë edhe dy zyrtare te Ministrise se Industrise, Ndermarresise dhe Tregtise.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments