Sunday, November 24, 2024
HomeSportRibery do të qëndrojë në Itali – Verona këtë javë siguron shërbimet...

Ribery do të qëndrojë në Itali – Verona këtë javë siguron shërbimet e tij

Hellas Verona raportohet se është në bisedime me Franc Ribery dhe vendimi i fundit pritet që të merret këtë vikend

Anësori francez u largua nga Fiorentina ku luajti në sezonin 2020/21 dhe tani pritet që të arrijë marrëveshje të re me një klub të ri, pasi që veterani nuk dëshiron të pensionohet dhe e ka ofruar veten të disa klube në Itali.

Calciomercato.com raporton se ish ylli i Bayern Munich i është vetofruar Milanit dhe Sampdorias, të cilat e kanë refuzuar atë.

Lazio ishte klubi i tretë që i është dhënë mundësia ta transferojë Riberyn, pasi që ata vuajtën për ta arritur një marrëveshje me Kostic, por Maurizio Sarri arriti që të transferojë Zaccagnin nga Verona.

Hellas Verona mbetet ende në garë për Ribery dhe lojtari mund t’ju bashkohet shumë shpejt atyre.

Palët janë në bisedime për një marrëveshje të mundshme dhe media italiane ka thënë se përgjigja mund të mësohet në këtë vikend.

Ribery, që mbush 38 vjet këtë vit, kaloi dy sezone në Artemio Franchi, por nuk pati shumë paraqitje për shkak të lëndimeve, duke luajtur në 51 ndeshje dhe shënuar vetëm pesë gola për Fiorentinan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments