Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeRiaktivizohet një vatër zjarri në Kukës

Riaktivizohet një vatër zjarri në Kukës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të dielë në Kukës. Ndërsa ditën e shtunë një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në pyjet e “Maja e Zeze”. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës njofton se vatra e zjarrit e renë në vendin e quajtur “Maja e Zezë” Njesia Administrative Malzi, Bashkia Kukës, është riaktivizuar dhe vazhdon të jetë aktive.

Për shuarjen e kësaj vatre zjarri sot janë angazhuar 10 forca të MZSH-se, 4 punonjes te NjA Malzi, 7 punonjës të pyjores dhe shërbimit zjarrëfikës të Bashkisë Kukës dhe 15 forca ushtarake të DMR-së Kukës.

Situata  në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë. Kujtojmë se në fund të gushtit u shuan disa vatra zjarri ne zonat pyjore “Maja e Rrunës”,”Laku i Thive”, “Qafa e Kumbulles”.  Vatrat e zjarrit ne Kukës ishin aktive ne 23 ditët e gushtit dhe kanë djegur sipërfaqe te konsiderueshme pisha dhe ah e bimesi të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments