Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRezultati i LDK-së në zgjedhje lokale, vjen reagimi i Lumir Abdixhikut

Rezultati i LDK-së në zgjedhje lokale, vjen reagimi i Lumir Abdixhikut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pas rezultatit të zgjedhjeve në 21 komuna të Kosovës mbrëmë.

 

Nga këto 21 komuna, LDK arriti t’i fitojë 5 duke bërë kështu 7 komuna të fituara në zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa Abdixhiku synon që LDK do ta fitojë edhe Dragashin pas numërimit të votave të diasporës, komunë kjo të cilën e ka fituar PDK me 47 vota më shumë, shkruan lajmi.net.

“LDK në këto zgjedhje ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë, Junikun – dhe pas përfundimit të votave të mërgatës, do të fitojë dhe Dragashin. Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se do të vazhdojë rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky është reagimi i tij:

Të dashur qytetarë,
Të dashur mbështetës të Lidhjes sonë,
Rrugëtimi ynë i përbashkët deri në zgjedhjet e 17 tetorit e 14 nëntorit është rrugëtim që do ta mbajmë me vete gjatë. E nisëm të vetëdijshëm për sfidat përpara; po e përfundojmë krenarë dhe kokulur për besimin e marrë nga qytetarët tanë.
LDK në këto zgjedhje ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë, Junikun – dhe pas përfundimit të votave të mërgatës, do të fitojë dhe Dragashin. Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë.
Kryetarët e zgjedhur i uroj, dhe ju uroj shërbim të denjë ndaj njerëzve tanë pa dallim. Siç edhe i uroj të gjithë kandidatët e kandidatet tjera, që pavarësisht rezultatit final, dhanë gjithçka, bënë garë të drejtë e kontribuan si një familje e vërtetë në rikthimin e madh. Ky rezultat është i të gjithëve; mbesim një familje, mbesim një shtëpi.
LDK do të vazhdojë punën në rrugën e rigjetur. Me njerëz më shumë, punë më shumë, bashkudhëtim më shumë. Një e ardhme e ndritur na pret përpara. Për këtë të mbetemi të sigurtë.
Në fund, nga zemra, një falenderim për të gjithë aktivistët e aktivistet e LDK-së, shtëpisë sonë politike, që na dhanë shtytjen e nevojshme përgjatë muajve të fundit. Me ju, çdo rrugëtim është i mundshëm!
I juaji,
Lumiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments