Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaReshje të rrëmbyeshme e përmbytje paralajmërohen në Britani

Reshje të rrëmbyeshme e përmbytje paralajmërohen në Britani

Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm mund të sjellin përmbytje në pjesë të Anglisë jugore dhe Uellsit, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Pritet që reshjet e shiut të shkojnë deri në 80 mm të cilat mund të bien në vetëm pak orë.

Zyra Meteorologjike lëshoi një paralajmërim për stuhitë.

Këtu përfshihen zonat e Cardiff, Gloucestershire, Hampshire, Oxfordshire dhe Londër – megjithëse parashikuesit thanë se disa zona të përfshira në paralajmërim mund të mos shohin fare shi.

Përmbytjet kanë goditur tashmë Isle of Wight, ku raportohet deri në 120 mm shi i regjistruar pranë qytetit Ventnor.

Ata që preken nga përmbytjet u këshilluan që të lëvizin sendet e tyre me vlerë lart dhe të bëjnë atë që munden për të mbajtur elektronikën e tyre larg ujit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments